Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll po vazhdon përgatitjet për ndeshjen e radhës në kuadër të parakualifikimeve për Eurobasket 2029, ku të premten do të përballet me Sllovakinë në Prizren, me fillim nga ora 19:00.
Para kësaj sfide të rëndësishme, basketbollisti i Kosovës, Valon Bunjaku, ka theksuar se ekipi është duke punuar me përkushtim të plotë për ta pritur sa më i përgatitur këtë takim.
“Jemi duke u përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje, jemi duke u stërvitur me intensitet të lartë dhe e dimë rëndësinë e kësaj ndeshjeje. Do të jetë mjaft e vështirë dhe për këtë presim gjithë përkrahjen e tifozëve tanë. Shihemi të premten në Prizren”, ka deklaruar Bunjaku.
Takimi Kosovë–Sllovaki konsiderohet shumë i rëndësishëm për ecurinë e Dardanëve në këtë cikël kualifikues, ndërsa mbështetja nga tribunat e palestrës në Prizren pritet të jetë një shtysë shtesë për ekipin drejt objektivit. /AsistiOnline.com/



