Përfaqësuesja e Sllovakisë ka bërë publike pak minuta më parë listën zyrtare me 12 lojtarët e ftuar për përballjen ndaj Kosova, në kuadër të kualifikimeve për FIBA EuroBasket 2029 Pre-Qualifiers.
Lista është zyrtarizuar nga selektori Oliver Vidin, i cili ka përzgjedhur një kombinim të lojtarëve me eksperiencë ndërkombëtare dhe elementëve të rinj.
12-shja e Sllovakisë:
David DeJulius – luan te UCAM Murcia CB në liga spanjolle ACB.
Simon Krajçoviq – aktivizohet te Giessen 46ers në Gjermani.
Peter Kovaçik – lojtari është pjesë e MBK Banik Handlova në Slovaki.
Milan Szabo – është pjesë e BC Slovan Bratislava në Sllovaki.
David Abrham – gjithashtu te BC Slovan Bratislava në Sllovaki.
Maros Golian – aktivizohet te BC Slovan Bratislava në Sllovaki.
Dalibor Hlivak – luan për BC Prievidza në Sllovaki.
David Novak – gjithashtu te BC Prievidza në Sllovaki.
Marek Dolezaj – luan për Armann Reykjavik në Islandë.
Thomas Stanko – aktivizohet te Nymburk në Republikë Çeke.
Samuel Volarik – është pjesë e BC Komarno në Sllovaki
Lukas Bolek – luan për Nitra Blue Wings në ligën sllovake.
Në listë bie në sy prania e disa lojtarëve që aktivizohen në liga të forta evropiane, ndërsa vëmendje e veçantë pritet të jetë te David DeJulius, i cili konsiderohet një nga armët kryesore të ekipit.
Në shtabin teknik, përveç trajnerit Vidin, bëjnë pjesë edhe ndihmëstrajnerët Wojciech Walich dhe Maros Helmecy.
Ndeshja zhvillohet nesër në palestrën Sezai Surroi në Prizren nga ora 19:00 dhe pritet të jetë një sfidë me intensitet të lartë, duke marrë parasysh rëndësinë e pikëve në këtë fazë të garës. /AsistiOnline.com/




