Që nga pranimi i Kosovës në FIBA me 13 Mars 2015, Kosova ka zhvilluar në total 51 ndeshje (zyrtare dhe miqësore) me një bilanc prej 12 fitoreve, 38 humbjeve dhe 1 barazimi.
Nga pranimi në FIBA, në këto 11 vite, Kosova ka zhvilluar 45 ndeshje zyrtare duke shënuar vetëm 11 fitore dhe 34 humbje.
As në miqësore nuk jemi më mirë hiq pasi që, në 6 përballje miqësore kemi fituar vetëm një herë , kemi barazuar një herë dhe kemi pësuar 4 humbje.
Përveç në kampanjën e parë kualifikuese kur menjëherë pas pranimit, FIBA me automatizëm na caktoi në kualifikime për Eurobasketin 2017 në grup me Bullgarinë, Slloveninë dhe Ukrainën ku i humbëm të gjitha 6 ndeshjet dhe më pas, në kuadër të parakualifikimeve për Botërorin 2019 ku në grup ishim me Estoninën e Maqedoninë arritëm 2 fitore dhe 2 humbje për të siguruar kualifikimin në kualifikime ku në grup u ndeshëm me Lituaninë, Poloninën dhe Hungarinë duke i humbur gjithashtu të gjitha 6 ndeshjet dhe nga atëherë, Kosova kurrë më nuk ka arritur t’i kaloj garat para-kualifikuese.
START I SUKSESSHËM I KAMPANJËS SË RE – DARDANI 37 VJEÇ ME 37 PIKË
Kampanja parakualifikuese për Eurobasketin 2029 startoi me ndeshjen e cila kishte një emocion të veçantë pasi dy ekipet shtetërore shqiptare, për herë të parë në histori u përballën njëra me tjetrën në një ndeshje zyrtare të FIBA-së.
Me ndeshjen e dy shteteve vëllazërore, më 30 nëntor 2025 në Shkodër, Kosova e nisi kampanjën parakualifikuese ndajë Shqipërisë me fitore të thellë me rezultat 84:99.
Ishte kjo ndeshje në të cilën shkëlqeu basketbollisti më i mirë i gjitha kohëve i Kosovës , Dardan Berisha, kapiteni i Kosovës i cili me 15 nëntor kishte mbushur 37 vjet, shkëlqeu në duelin kundër Shqipërisë me njërën prej performansave më të mira në karrierën e tij në fanellën e Dardanëve duke shënuar me 37 vjetët e tij 37 pikë (edhe pse zyrtarisht 35 por AsistiOnline e ka dëshmuar se 2 pikët e tij gabimisht i ishin shkruar Drilon Hajrizit).
Ishte seria prej 12:0 , të gjitha pikët e Dardanit, ajo e cila e hapi duelin me Shqipërinë kurse nga 37 pikë, Dali realizoi 7 treshe duke shtuar edhe 6 asistime.
Thjeshtë thënë, kapiteni ynë ishte i pandalshëm dhe enigmë e vërtet për mbrojtjen e Shqipërisë andaj mungesa e tij ndaj sllovakëve është hendikep i madh, aq më tepër kur dihet se në çfarë forme është sivjet.
Atë mbrëmje historike dhe shumë emocionale të 30 nëntorit 2025 që hyri në histori të basketbollit si përballja e parë zyrtare midis dy shteteve vëllazërore , Dardani i Dardanëve përkrahu pati edhe tandemin e shkëlqyeshëm Kastrati – Hajrizi.
Erjon Kastrati luajti me 21 pikë, prej tyre 4 treshe nga 6 tentime kurse Drilon Hajrizi kontribuoi me 15 pikë e 7 kërcime.
Pra kjo treshe fantastike, së bashku, realizoi 71 nga 99 pikët e Kosovës duke e udhëhequr ekipin tonë drejt startit triumfal në ktë kampanjë të re nga e cila presim suksese.
ËSHTË KOHË E SUKSESEVE PËR KOSOVËN
Pas kampanjës së fundit kualifikuese për Botërorin 2027 e cila ishte e turpshme dhe dështimi kaloj në heshtje të plotë nga FBK, koha është për suksese.
Është totalisht e papranueshme se si, askush nga FBK nuk dha përgjegjësi për angazhimin e francezit Choulet i cili erdhi, na la me disfata të turpshme nga Irlanda, Zvicra dhe Azerbajxhani duke na e humbur edhe një mundësi që të ecim tutje në kualifikime për Botërorin 2027, i fshiu paratë dhe eci sikurse mos të kishte ekzistuar fare.
Jean Denys Choulet, francezi i cili u soll me shumë pompozitet si selektor i Kosovës e bëri “berbat” në parakualifikimet për Botëror 2027 dhe ka qenë thjeshtë hedhje e parave bosh kurse për këtë askush nga FBK nuk ka dhënë përgjegjësi.
Shkarkimi i tij apo “shkëputja e kontratës me marrëveshje të dyanshme” si na tha nga federata drejtori i Përfaqësueseve të Kosovës, Adriatik Raci, ka kaluar në heshtje.
Asnjë zë, asnjë lajm, asnjë njoftim publik nuk u bë për shkarikimin e Choulet-së apo “shkëputjen e dyanshme”. Kjo ishte bërë në mënyrë të heshtur duke mos u ditur se kush në FBK e ka marr vendimin dhe shumë pyetje kanë mbetur të hapura:
– a ka qenë Këshilli Profesional ai i cili e ka propozuar te Bordi Ekzekutiv?
– A është mbledhur Bordi Ekzekutiv dhe e ka marr një vendim të tillë?
– Kur është marr ky vendim?
Këto dhe shumë pyetje tjera kanë mbetur pezull edhe pse në pyetjen me shkrim të AsistiOnline drejtuar FBK-së “nëse ka implikime financiare shkarkimi i selektorit Choulet dhe nëse i është paguar dëmshpërblimi” Adriatik Raci, drejtori i reprezentacionit me shkrim kishte deklaruar se shkëputja e bashkëpunimit është bërë me marrëveshje të dyanshme por nuk është saktësuar as kur, as si dhe me inicimin e kujt.
Po ashtu ne nuk kemi dëshmi nëse kjo nuk ka pasur implikime financiare apo jo?
A i është paguar pjesa e mbetur e kontratës Choulet-së apo jo, kjo ka mbetur e panjohur?
Pavarësisht se zyrtarëve të FBK-së nuk ju kishte pëlqyer kritika e AsistiOnline lidhur me këtë çështje, web faqja dhe mediumi i vetëm ekskluziv për basketboll në shqiptari, ka insistuar që kësaj praktike duhet t’i vjen fundi dhe këto gjëra në të ardhmen duhet të bëhen publike.
Për dështimet dhe mos sukseset përgjegjësit duhet të japin përgjegjësi, me emër dhe mbiemër sepse ka ardhur koha që gjërat të fillojnë të shkojnë kah e mira dhe sukseset e Kosovës.
Sikurse kishte potencuar ASISTI, humbjet na kanë ardhur në maje të hundës:
“BOLL MA ME HUMBJE” ka ardhur koha për sukseset e Kosovës, ka ardhur koha që basketbolli i jonë të kaloj në trendë pozitiv
Në Nëntor të vitit të kaluar kemi marr shembujt e shteteve si Islanda , Zvicra dhe Britania e Madhe, kombëtareve që para dy vitesh garonin me Kosovën ndërkohë kanë bërë një përparim të madh dhe në kuadër të FIBA Dritares së Parë ishin në prag apo edhe bënë befasi të mëdha: Islanda e mposhti Italinë në Itali, Zvicra për pak nuk e mposhti Serbinë në Beograd kurse Britania e Madhe në mënyrë tragjike pësoi nga Lituania në 7 sekondat por, ku mbeti Kosova?
Me 27 nëntor 2025, FIBA Evropa i filloi dy kampanja njëkohësisht, kualifikimet për Botërorin 2027 dhe para-kualifikimet për Eurobasket 2029. Fatkeqësisht, ne jemi në garën e dytë kurse Zvicra e cila ishte në grupin tonë para-kualifikues, midis Beogradit për pak sa nuk e befasoi Serbinë.
ZVICRA SHPËRDOROI EPËRSINË PREJ 23 PIKËVE DHE RASTIN PËR SENSACION
Zvicra pësoi me rezultat të ngushtë 90:86 përkundër faktit epërsisë së lartë prej 23 pikëve (34:57) në fund të pjesës së parë por e shpërdoroi atë në pjesën e dytë dhe dështoi që fushatën e Kualifikimeve Evropiane për Kupën e Botës FIBA 2027 ta nis me fitoren historike dhe sensacionale. Po ajo Zvicër e cila u deklasua nga Kosova (76:49) para dy viteve (19.07.2023) në Sezai Surroi, e mësoi mësimin, punoi dhe u rikthye duke na poshtëruar në Bern (75:43) me 21 nëntor të vitit të kaluar dhe na mposhti edhe në Prishtinë për të ec tutje ku përpak sa nuk bëri sensacion kundër Serbisë.
ISLANDA SHKAKTOI TËRMET NË ITALI
Por as kjo nuk është e tëra sepse sensacioni ndodhi në Itali ku Islanda si mysafire i mposhti me rezultat 74:81. Në palestrën për ne të njohur nga sivjet, në Reggio Emilia, vikingët ju mbajtën leksion azurëve dhe i lanë me gishta në gojë.
BRITANIA E MADHE HUMB PLUSIN PREJ 5 PIKËVE DHE NDESHJEN NË 7 SEKONDA
Britania e Madhe ishte nikoqire e Lituanisë dhe 7 sekonda para përfundimit të duelit ishte në prag të fitores së madhe pasi kishte 5 pikë epërsi (88:83) por në çastet vendimtare në skenë doli shpëtimtari Ignas Sargiunas me dy treshe të çmendura. Sargiunas fillimisht qëlloi treshen për 88:86 kur kishin mbetur edhe 3 sekonda dhe britabnikët kërkuan Time Out pas të cilit bënë një rivënje të dobët dhe pikërisht Sarguinas e vodhi topin për ti bërë dy hapa dhe nga 9 metra dërgoi treshen te vendi me sirenë për fitore të çmendur (88:89)
Pra, ishte ajo një mbrëmje e çmendur e 27 nëntorit 2025 ku protagoniste ishin tri kombëtare të cilat rishtas ishin rivalët tanë në parakualifikime, Zvicra, Islanda dhe Britania e Madhe të cilat ecën tutje kurse ne fatkeqësisht po ngecim.
Ne ende merremi me para-kualifikime për Eurobasketin 2029. BOLL MA!

DËSHTIMEVE TONA DUHET TË JU VJEN FUNDI
Të enjten e 27 nëntorit 2025 e përcolla ndeshjen midis Sllovakisë dhe Shqipërisë të vlefshme për Para-Kualifikimet e Eurobasketit 2029 sepse tashmë ne jemi diskualifikuar nga edhe një kampanjë kualifikuese, ajo për Botërorin 2027 pasi ishim deklasuar nga Zvicra, Azerbajxhani dhe Irlanda në një grup që kemi pritur ta kalojmë lehtë.
Në qytetin Previdzia , Sllovakia mposhti Shqipërinë (73:63) duke e nisur kampanjën parakualifikuese të Grupit C për Eurobasketin 2029, aty ku ndodhet edhe Kosova.
Loja ishte e dobët, basketbolli i nivelit “zghl” dhe sinqerisht thënë, do të jetë turp nëse Kosova kësaj radhe nuk kualifikohet.
Nga ana tjetër, e përmenda ne startuam me një lojë të bukur dhe fitore të sigurt dhe tash kohën e ka përballja me Sllovakinë, konkurrentin direkt për kualifikim tutje.
Me Sllovakët kemi bilanc tejet negativ dhe në 6 ndeshje kemi 5 humbje, dy prej tyre në kuadër të garave zyrtare të parakualifikimeve për Botërorin 2023 kur asokohe , Sllovakia udhëhiqej nga ylli i saj Vladimir Brodziansky, qendra 211 cm i gjatë dhe i fuqishëm, ish lojtari i Joventut Badalonës e Murcias në Liga Endesa të Spanjë dhe Partizanit të Beogradit i cili na shkeli në ato dy ndeshjet zyrtare me dy double doble, herën e parë 26 pikë e 12 kërcime dhe herën e dytë në Prishtinë, me një tjetër monstruoz prej 28 pikëve e 18 kërcimeve . Pra në dy ndeshje kundër nesh, Brodziansky luajti me mesatare prej 27 pikëve e 15 kërcimeve duke vjedh mesatarisht 2 topa dhe bërë 2 bllokada dhe duke qenë murr i pakalueshëm në mbrojtje.
Te Kosova në ndeshjen e parë të zhvilluar në Fluskën e Bratislavës (për shkak të masave të COVID-it) ku Sllovakia fitoi me rezultat të thellë 91:67, më i miri tek Dardanët ishte Drilon Hajrizi me 17 pikë dhe nga 6 kërcime e 6 asistime kurse në ndeshjen e kthimit të cilën Kosova e humbi me rezultat të ngushtë 73:77, me kthimin e Dardanit të Dardanëve, kapiteni shkëlqeu me 24 pikë , 7 kërcime , 3 asistime e 3 topa të vjedhur.
Edhe në fitoren e fundit ndaj Shqipërisë në Shkodër, tandemi më i mirë i gjitha kohëve i Përfaqësueses së Kosovës, si e ka quajtur Agon Fehmiu DUM-DUM, Dardani e Driloni , ishin më të mirët me 35 pikë (7 treshe) dhe 6 asistime të Dalit, respektivisht me 15 pikë e 7 kërcime të Drilës por fatëkeqësisht kjo dyshje do të mungoi në përballjen kundër Sllovakisë në Sezai Surroi.
Dardan Berisha është i lënduar dhe po mungon tash e një muaj, për shkak të shqyerjes së muskulit të ijës kurse Drilonin për shkak të lëndimit kronik të gjurit dhe mjekimit urgjent të cilit i është nënshturar
Erjon Kastrati i cili pas një kohe të ghjatë ishte në formë të shkëlqyeshme kundër Shqipërisë me 21 pikë, prej tyre 4 treshe nga 6 tentime sonte do të jetë i vetmi nga ajo treshe fantastike e cila së bashku kishte realizuar 71 nga 99 pikët e Kosovës duke e udhëhequr ekipin tonë drejt startit triumfal në këtë kampanjë të re të parakualifikimeve për Eurobasketin 2029
Sonte Kosova duhet të fitoj dhe për ktë na duhet përkrahja e zjarrtë e tifozëve Dardan, palestra plot dhe atmosfera flakë.
Për 12 Dardanët e basketbollit tonë dhe Kosovën



