Under Header

spot_img

KOHA ËSHTË PËR FITORE !

Historia e dueleve flet për sllovakët, Kosovë – Sllovaki (1:5), në miqësore KOS - SVK (1:3) dhe zyrtare KOS - SVK (0:2)

spot_img

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll të premten e 27 Shkurtit 2026 do të zhvilloj ndeshjen e dytë në kuadër të FIBA Para Kualifikimeve për Eurobasketin 2029 duke u përball me Sllovakinë në Prizren.

Ndeshjen e parë Dardanët e kishin fituar kundër Shqipërisë në Shkodër me 30 dhjetor me rezultat 99:84 sikurse edhe sllovakët që kishin triumfuar ndaj Shqipërisë me 27 nëntor në Previdza duke e mposhtur Shqipërinë me rezultat 73:63.

Dueli i sotëm është dueli i dy skuadrave të pamposhtura në start dhe ndeshje shumë e rëndësishme për Kosovën drejt kualifikimit për Eurobasketin 2029

Përndryshe kjo do të jetë përballja e shtatë ndërmjet Kosovës dhe Sllovakisë dhe aktualisht sllovakët dominojnë në përballje direkt me Kosovën me 5 fitore kundrejt një fitoreje të Kosovës.

Nga gjashtë ndeshjet paraprake, katër ishin miqësore dhe dy zyrtare.

Përballja e parë ndonjëherë midis Kosovës dhe Sllovakisë u zhvillua me 18 Korrik 2017 në kuadër të përgatitjeve për Para-kualifikimet e Kupës së Botës Kina 2019 dhe atë duel e kishte fituar Kosova duke ja bërë sefte mirëpo menjëherë të nesërmen sllovakët u revanshuan me fitore të ngushtë.
Dy miqësoret tjera u zhvilluan me 2019 në kuadër të fazës përgatitore për para-kualifikimet e Eurobasketit 2021 ku Përfaqësuesja e Kosovës përsëri udhëtoi në Bratislavë por kësaj radhe i humbi të dy miqësoret me Sllovakinë.

Ndërkohë, Kosova dhe Sllovakia zhvilluan edhe dy ndeshjet e para zyrtare në kuadër të para kualifikimeve për Botërorin 2023 dhe sllovakët i fituan të dyja ndeshjet, me 26 nëntor 2020 në Bratislavë dhe 20 Shkurt 2021 në Prishtinë.

Pra, në 4 takime miqësore, sllovakët kanë 3 fitore dhe Kosova 1 kurse në kuadër të garave zyrtare, Sllovakia i fitoi të dyja ndeshjet para-kualifikuese për Botërorin 2023.

NDESHJA E PARË SLLOVAKI – KOSOVË (18 KORRIK 2017)
KOSOVA JA BËNË SEFTE, FITON ME REZULTAT 69:61
Fitorja e vetme e Kosovës erdhi në ndeshjen e parë miqësore, më 18 Korrik 2017, me rezultat 69:61. Atëbotë Kosova udhëhiqej nga Brad Greenberg ndërsa lojtarët më të dalluar ishin Dardan Berisha me 18 pikë e 7 asistime, Fisnik Rugova me 14 pikë dhe Erjon Kastrati me 12 sosh.

NDESHJA E DYTË SLLOVAKI – KOSOVË (19 KORRIK 2017)
SLLOVAKËT REVANSHOHEN TË NESËRMEN , FITOJN NGUSHT 75:73
Në ndeshjen e dytë e cila u zhvillua menjëherë të nesërmen më 19 Korrik 2016 , Sllovakia iu revanshua Kosovës dhe fitoi në sekondat e fundit me dy gjuajtje të lira për rezultatin final 75:73. Edhe në duelin e dytë më i miri ishte Dardan Berisha me 25 pikë kurse u ndihmua nga Lis Shoshi me 16 pikë e 12 kërcime dhe Alban Veseli që shtoi 12 pikë.

NDESHJA E TRETË SLLOVAKI – KOSOVË (20 KORRIK 2019)
SLLOVAKËT FITOJN ME REZULTAT 79:65
Dy miqësoret tjera Kosova me Sllovakinë i zhvilloi në vitin 2019 kur po përgatitej për parakualifikimet e Eurobasketit 2021. Atë vit Kosova udhëhiqej nga Damir Muallomeroviqi dhe pësoi humbje në të dyja duelet.
Në ndeshjen e parë më 20 korrik 2019, pavarësisht paraqitjes së mirë, Kosova pësoi humbje me rezultat 65:79 ndërsa edhe njëherë më i dalluari ishte Dardan Berisha me 30 pikë.

DUELI I PARAFUNDIT SLLOVAKI – KOSOVË (21 KORRIK 2019)
SLLOVAKËT FITUAN SËRISH BINDËS, 82:65
Një dit më vonë, më 21 Korrik 2019, Kosova pësoi me rezultat 82:65 ndërsa në atë duel më të dalluarit ishin Mikaile Tmushiq me 20 pikë dhe Lis Shoshi me 14 sosh.

NDESHJA E PARË ZYRTARE SLLOVAKI – KOSOVË (26 NËNTOR 2020)
SLLOVAKIA – KOSOVA 91:67
Ndeshja e parë zyrtare ndërmjet Sllovakisë dhe Kosovës u zhvillua në Fluskën e Bratisllavës, në kohën kur ende po mbretëronin masat parandaluese të COVID-it dhe atë duel e pati fituar Sllovakia me rezultat të thellë 91:67 që është edhe fitorja më e thellë e tyre ndaj ekipit tonë. Në atë ndeshje ekipi ynë udhëhiqej nga Marmarinos. Sllovakia në atë duel dominoi absolutisht në kërcime 48/30, asistime sidomos në kërcime në sulm ku realizoj 23 kërcime kurse Kosova vetëm 12. Fal atyre kërcimeve , sllovakët dominuan edhe në shënimin e pikëve nga rastet e dyta duke realizuar 25 pikë kurse ne i realizuam , besoni apo jo vetëm 6 . Gjithashtu, sllovaklët ishin më të mirë edhe në shënime në brendi të zonës së lyer me 38/22, si dhe kundërsulme 17/9 NDËRSA duhet theksuar se ata shënuan 12 treshe dhe ne 9 .
Tek Sllovakët u dalluan Brodzianski dhe Pavelka me nga një double double secili. Vladimir Brodzianski ishte i jashtëzakonshëm me 26 pikë e 12 kërcime duke shtuar 3 asistime, 3 topa të vjedhur dhe 3 bllokada kurse Tomas Pavelka kontribuoi me 13 pikë e 10 kërcime .
Lojë fantastike atë mbrëmje bëri edhe Mario Ihring me 14 pikë dhe 7 kërcime e 7 asistime kurse 14 pikë i kishte shtuar edhe Krajqoviq.
Te Kosova u dalluan Drilon Hajrizi me 17 pikë 6 kërcime e 6 asistime, Erjon Kastrati me 14 pikë dhe Fisnik Rugova me 11 pikë e 7 kërcime

REVANSHI NË PRISHTINË JU TAKOI SLLOVAKËVE (20 SHKURT 2021)
KOSOVA – SLLOVAKIA 73:77
Ndeshja e kthimit e zhvilluar në Prishtinë ishte shumë e ngushtë megjithatë ishin sërish sllovakët ata që triumfuan me rezukltat 73:77 të udhëhequr përsëri nga qendra e shkëlqyeshme Vladimi Brodzianski, asokohe lojtar i Joventutit të Badalonës i cili realizoi double double monstruoz në Prishtinë me 28 pikë e 18 kërcime , 4 asistime e 3 bllokada ndërsa pati ndihmën edhe të tre lojtarëve tjerë që shënuan nga 12 pikë secili, Simon Krajqovik, Richard Korner dhe David Abraham.
Ky rezultat i ngushtë dhe loja e mirë e Kosovës erdhi si rezultat i kthimit të Dardan Berishës në përbërje duke realizuar 24 pikë , 7 kërcime e 5 asistime por mbeti i vetmi me pikë dyshifrore në skuadër pasi Myles shënoi 9 pikë dhe tre lojtarë tjerë nga 7 secili, Kastrati, Fis Rugova e Alban Veseli kurse Driloni i cili pati vetëm 5 pikë u dallua me 10 kërcime.

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme