Finlanda e ka kaluar me sukses fazën e parë të kualifikimeve evropiane për Kampionatin Botëror 2027.
Ekipi i Finlandës aty ku luan edhe basketbollisti me prejardhje nga Kosova Edon Maxhuni, triumfoi ndaj Belgjikës edhe në shtëpi 78-75 dhe kështu e ka kaluar fazën e parë kualifikuese me sukses.
Maxhuni ishte shënuesi i dytë më i mirë te Finlanda sonte me 14 pikë, derisa kishte edhe 5 kërcime, 2 asiste e 1 vjedhje topi.
Te Finlanda sonte luajti edhe Mustapha Amzil i Trepçës me 5 pikë, 3 kërcime e 1 asist në 20 minuta lojë.
Finlanda do ta zhvillojë edhe ndeshjen ndaj Hungarisë me 3 korrik, por praktikisht kalimin tutje e ka siguruar, me 3 fitore e vetëm 1 humbje aktualisht. /AsistiOnline.com/



