Sllovakia e ka arritur edhe fitoren e dytë brenda pak ditësh në parakualifikimet e EuroBasket 2029.
Ekipi sllovak triumfoi sonte ndaj Shqipërisë në Shkodër me rezultat 68-94.
Xhuljan Tolaj e Celis Taflaj kishin nga 16 pikë te Shqipëria.
Te Sllovakia David DeJulius edhe sonte ishte më i miri me 26 pikë, aq sa realizoi edhe kundër Kosovës.
Sllovakët aktualisht kanë 3 fitore nga po aq ndeshje, derisa Kosova gjendet e dyta me 1 fitore e 1 humbje. Shqipëria s’ka arritur ende asnjë fitore në grup.
Turi i fundit i grupit luhet në korrik. /AsistiOnline.com/



