Under Header

spot_img

Përballje interesante sonte edhe në “Mizahir Isma”

spot_img

Ndeshje shumë e rëndësishme në kuadër të xhiros së radhës në Superligë sonte  zhvillohet edhe ndërmjet Rahovecit dhe Borës.

Takimi do të luhet në palestrën “Mizahir Isma” me fillim nga ora 19:30, në të njëjtin orar me sfidën tjetër të mbrëmjes në Pejë.

“Vreshtarët” aktualisht renditen në pozitën e tetë me shtatë fitore dhe 14 humbje, duke kërkuar pikë të rëndësishme për të përmirësuar pozitën në tabelë dhe për të mbetur në garë për objektivat e sezonit.

Në anën tjetër, prishtinasit janë në vendin e tretë me 11 fitore dhe dhjetë humbje, duke synuar një tjetër sukses për të forcuar pozitën në zonën e epërme të renditjes.

Përballja në Rahovec pritet të jetë mjaft e luftuar, me të dy skuadrat që kanë objektiva të qarta në këtë fazë të kampionatit. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme