Under Header

spot_img

Golden Eagle Ylli me fitore të madhe në sekondin e fundit në udhëtim te Prishtina

spot_img

Golden Eagle Ylli shënoi fitore si mysafir në Prishtinë, duke mposhtur Sigal Prishtinën me rezultat 80-82, dhe njëkohësisht i’a shkaktoi Prishtinës humbjen e pestë radhazi në ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll.

Ndeshja ishte e ngushtë dhe me shumë kthesa, ndërsa u vendos në fund.

Prishtina e kishte epërsinë në minutat e fundit, por Ylli reagoi shpejt dhe me dy shënimet e njëpasnjëshme të Tyreek Smith, fillimisht barazoi 80-80 e më pas kaloi në 80-82, duke e mbyllur takimin me fitore të madhe.

Te Ylli, më i dalluari ishte Tyreek Smith me 21 pikë, ndërsa kontribut të madh dhanë edhe Josh Gray me 17 dhe Erjon Kastrati me 13 pikë.

Te Sigal Prishtina, më efikasi ishte Deondre Burns me 22 pikë, i ndjekur nga Adrio Bailey me 15 sosh.

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme