Skuadra shqiptare e Çairit e ka arritur edhe një fitore të radhës të madhe në elitën e basketbollit maqedonas.
Kësaj radhe ishte skuadra e Rabotniçkit ajo që u gjunjëzua në momentet e fundit në palestrën e shqiptarëve me rezultat final 75-73, falë një serie prej 7 pikësh që e realizoi Meti Thaçi në sekondat e fundit të sfidës.
Thaçi kishte një tjetër paraqitje fantastike prej 16 pikëve, 9 asisteve, 5 kërcime e 3 vjedhje topash, duke qenë vendimtar në fitoren e madhe të ekipit shqiptar.
Çairi tash gjendet i 4-ti në tabelë me 8 fitore e 9 humbje dhe synon renditje sa më të mirë për play off të garës. /AsistiOnline.com/



