Klubi i Borës është tërhequr përfundimisht nga Liga Unike mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Ekipi prishtinas që zhvilloi 3 ndeshje sivjet në këtë garë, siç ka mësuar AsistiOnline.com, ka vendosur të tërhiqet shkaku i kalendarit të ngjeshur të ndeshjeve dhe të fokusohet krejtësisht në garat vendore.
Bora në Ligën Unike kishte 1 fitore e 2 humbje, derisa në Superligën e Kosovës prishtinasit gjenden të 3-tit dhe po synojnë të paraqiten sa më bindës në play off.
Të kujtojmë se disa herë në këtë ligë ka pasur shtyerje të ndeshjeve apo edhe anulim të tyre. /AsistiOnline.com/



