Under Header

spot_img

Liga Unike sot me dy përballje, dy të tjera regjistrohen me rezultat zyrtar

spot_img

Sonte zhvillohet xhiron e gjashtë e Ligës Unike që është vendimtare, për skuadrat që duan të jenë pjesë e Final 4.

Skuadrat kërkojnë fitoren për të qenë pjesë e Final 4, që këtë vit organizohet në Shqipëri, e më pas për të luftuar për titullin e kampionit.

Takim interesant pritet ndërmjet Vllaznisë dhe GO+ Pejës, pasi shkodranët fituan duelin në Pejë me rezultat 71:81. Shkodranët kanë dy fitore e një humbje, kurse pejanët kanë një fitore e tri humbje.

Golden Eagle Ylli e pret Apoloninë në një tjetër sfidë interesante. Ylli ka dy fitore e dy humbje, kurse Apolonia dy fitore e një humbje. Në Fier fituan therandasit 61:71.

Ndeshja e Grupit A do të regjistrohen me rezultat zyrtar Besëlidhja-Vëllaznimi 20:0 dhe Bora-Teuta 0:20.

Liga Unike-Java 6

GRUPI B

E mërkurë

18:00 Vllaznia – GO+ Peja

19:30 Golden Eagle Ylli – Apolonia

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme