Antwan ka gjetur skuadër të re pas largimit nga Golden Eagle Ylli.
Lojtari amerikan është ribashkuar me trajnerin Jerenimo Sarin, te skuadra nga elita kroate KK Shibenka.
Të kujtojmë se dyshja punuan së bashku në Kosovë në një periudhë disa javëshe te ekipi kosovar e si duket ky transfer ka ndodhur me insistimin e Sarin.
Largimi i Scott nuk ishte pritur mirë nga tifozët e klubit nga Theranda, megjithatë në bazë të rezultateve pozitive pas largimit të tij, ai po del të jetë veprim i qëlluar. /AsistiOnline.com/



