GO+ Peja vazhdon të ketë probleme këtë sezon. Të dielën në palestrën “Karagaçi”, ekipi nga Prishtina, Bora arriti një fitore dramatike ndaj pejanasve me rezultat 80:72, duke shënuar humbjen e pestë rresht për Pejën në Superligën e Kosovës.
Pas kësaj fitoreje, Bora ngjitet në vendin e tretë me 37 pikë, ndërsa Peja mbetet e pesta me 34 pikë.
Ndeshja kishte një ritëm të luhatshëm. Mysafirët nisën më mirë, duke fituar çerekun e parë 23:18. Pas pjesës së parë, vendasit kaluan në avantazh minimal 41:39. Peja mbajti epërsinë edhe në çerekun e tretë 58:53, por në dhjetëminutëshin e fundit, Bora reagoi me fuqishëm, përmbysi rezultatin dhe siguroi fitoren.
Shaquan Jules shkëlqeu te Bora me 18 pikë dhe 10 kërcime, ndërsa Tyler Cheese shtoi 25 pikë dhe 4 asistime.
Te Peja, Daquan Bracey ishte më efikasi me 19 pikë, ndërsa Cesare Edwards kontribuoi me 9 pikë dhe 9 kërcime.
Kjo humbje e thellon krizën e Pejës, ndërsa Bora tregon se po ngjitet me ritëm të qëndrueshëm drejt zonës së plejofit.



