Sonte luhet super derbi i basketbollit kosovar.
Në palestrën e nxehtë ”Sezai Surroi”, Bashkimi i bën konakun Trepçës, njëherësh edhe vendi i dytë kundër vendit të parë.
Këto dy skuadra u përballën edhe në dy finalet e fundit të Kupës, ku fituan ‘Xehetarët’. Në elitën e basketbollit, prizrenasit janë në vendin e dytë me 16 fitore e shtatë humbje, kurse mitrovicasit 21 fitore e tri humbje, duke regjistruar 15 fitore radhazi.
Kjo sfidë pritet të jetë interesante para “Play-off”-it, që këtë edicion pritet të jetë i jashtëzakonshëm.
Sfida nis nga ora 19:30 dhe transmetohet direkt në Artmotion.



