Një lëvizje e papritur ka ndodhur te KB Bashkimi.
Prizrenasit kanë liruar basketbollistin amerikan me pasaportë kosovare Malcolm Armsted.
Lojtari ishte transferuar te Bashkimi në dhjetor, derisa paraprakisht ishte pjesë e Pejës.
Mësohet se arsyeja e lirimit të tij, ka të bëjë me çështje disipline, për të cilën klubi nuk ka bërë fare lëshim dhe i ka treguar rrugën e largimit. /AsistiOnline.com/



