Golden Eagle Ylli sonte është mposhtur befasisht nga Vllaznia në Ligën Unike
Skuadra therandase u mposht nga Vllaznia e Shkodrës me shifrat finale 72-76.
Ashton Parker me 14 pikë e Julian Bryant me 12 të tjera, kontribuan më së shumti në këtë fitore me shumë vlerë për Vllazninë.
Derisa te Golden Eagle Ylli, Scott Bamforth ishte më i miri me 16 pikë.
Përkundër disfatës therandasit pritet të kualifikohen në Final Four, shkaku i koshaverazhit më të mirë. /AsistiOnline.com/



