Edhe Bora ka shënuar fitore të rëndësishme 3 xhiro para sezonit të rregullt në elitën e basketbollit kosovar.
Prishtinasit fituan ndaj Vëllaznimit të Gjakovës në një ndeshje me shumë kthesa e me rezultat final 86-82.
Vëllaznimi i fitoi dy periodat e para me rezultat identik 18-21, 18-21 dhe shkoi në pushim me avantazh 36-42. E në pjesën e dytë vendasit ndryshuan rrjedhën duke dominuar (22-16, 28-24) dhe duke fituar sfidën e vështirë.
Tyler Cheese me 21 pikë e Amin Hot me 18 tjera, ishin dyshja që udhëheqën Borën drejt fitores sonte, derisa u ndihmuan edhe nga Alex Hunter me 13 pikë, si dhe Jetmir Zeqiri e Rrezart Mehmedi me nga 12 tjera.
Te Vëllaznimi nuk mjaftuan për fitore, Ziggy Ried me 20 pikë e Jericole Hellems me 19 tjera.
Pas 25 xhirove, Bora gjendet e 3-ta në tabelë me 13 fitore e 11 humbje, derisa Vëllaznimi i fundit me 8 fitore e 17 humbje.
Në xhiron e ardhshme, Bora i shkon Trepçës e Vëllaznimi e pret Rahovecin. /AsistiOnline.com/



