Under Header

spot_img

Peja fiton me përmbysje ndaj Rahovecit

spot_img

Peja ka arritur fitore të rëndësishme në kuadër të xhiros së 25-të në Superligën e Kosovës.

Verdhezinjët triumfuan me rezultat 81-89, derisa duhet cekur se përmbysja e rezulatit erdhi në pjesën e dytë.

Pjesa e parë ju takoi vendasve (23-18, 22-17) madje me avantazh dyshifror 45-35. Ndërsa në pjesën e dytë mysafirët u mobilizuan dukshëm për të ngushtuar fillimisht rezultatin në çerekun e tretë (18-24) 63-59, derisa në periodën e fundit (18-30) Peja mori kontrollin e lojës dhe fitoi krejtësisht takimin në sekondat e fundit.

Musab Mala ishte i shkëlqyer te Peja sonte me 21 pikë, derisa Daquan Bracey shtoi 19 pikë e Cecil Williams me 13 dhe Arti Hajdari me 12 pikë, ndihmuan poashtu në fitore.

Te Rahoveci s’mjaftuan për fitore, J’von Mccorrmick me 23 pikë e Fisnik Rugova me 14 sosh.

Pas 25 xhirove, Peja ka 11 fitore e 14 humbje si e 4-ta, së paku deri nesër. Rahoveci ka 8 fitore e 17 humbje, si i 7-ti në tabelë.

Në xhiron e ardhshme Peja e pret Prishtinën e Rahoveci i shkon Vëllaznimit. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme