Under Header

spot_img

Veteranët kosovarë mposhten nga kroatët në finale të turneut në Zarë të Kroacisë

spot_img

Me finalen e sotme është mbyllur një turne miqësor mes ekipeve veterane kryesisht nga ballkani në Zarë të Kroacisë.

Ekipi kosovar arriti deri në finalen, gjersa aty u mposht nga veteranët kroatë me rezultat 49-40.

Kosova deri në finale arriti të mposht një ekip të veteranëve sllovenë dhe kroatë, pastaj në finale u mposht nga një ekip tjetër i veteranëve kroatë.

Në këtë turne morën pjesë ekipe të veteranëve nga shtete si: Kroacia, Sllovenia, Bosnja, Italia, Serbia, Kosova dhe Spanja.

Ekipi i veteranëve të Kosovës në këtë turne kishte në përbërje: Valdet Grapcin, Artan Mehmetin, Edmond Azemin, Fikret Shatrin, Visar Xhemajlin, Naim Hajrizin, Arianit Shalën, Arben Bislimin, Genc Sallabegollin e G.Musliu. Trajner: Hashim Rraci. /AsistiOnline.com/

 

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme