Under Header

spot_img

Bashkimi fiton ndaj Prishtinës dhe thellon krizën e bardhekaltërve

spot_img

Bashkimi e ka mbyllur xhiron e 25-të me fitore të rëndësishme.

Prizrenasit triumfuan në kryeqytet ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 77-87.

Mysafirët e kontrolluan ndeshjen nga fillimi e deri në fund, duke fituar fillimisht periodën e parë 15-26 e pastaj mbajtën mbajtën avantazhin për të mos e lëshuar asnjëherë (24-22, 19-20, 19-19).

Shanon Shorter shkëlqeu sonte te Bashkimi me 25 pikë, derisa u ndihmua edhe nga Lejson Zeqiri e Daqun Lake me nga 15 pikë secili.

Te Prishtina s’mjaftuan, Alex Lomax me 19 pikë e Adrio Bailey me 18 tjera.

Pas 25 xhirove, Bashkimi mbetet i dyti në tabelë me 17 fitore e 8 humbje, derisa Prishtina e 6-ta me 9 fitore e 16 humbje.

Në xhiron e ardhshme, Bashkimi e pret Golden Eagle Yllin e Prishtina i shkon Pejës. /AsistiOnline.com/

 

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme