Sonte zhvillohet dueli i fundit i xhiros 25 në elitën e basketbollit kosovar.
Në kryeqytet Prishtina e pret Bashkimin, në një sfidë që pritet të sjellë rivalitet të konsiderueshëm.
Bardhekaltrit nuk janë në formën më të mirë, ku renditen në vendin e gjashtë me nëntë fitore e 15 humbje, kurse prizrenasit në vendin e dytë me 16 fitore e tetë humbje.
Ndeshja nis në orën 19:30.



