Under Header

spot_img

Trepça e ‘kall’ lojën, blindon Beçën edhe për një sezon tjetër

spot_img

Adis Beçiragiq do të jetë pjesë e KB Trepça edhe për një tjetër sezon, pasi klubi mitrovicas ka konfirmuar zgjatjen e kontratës me trajnerin.

Beçiragiq mori drejtimin e ekipit në fillim të vitit 2023, në një moment kur Trepça kërkonte stabilitet dhe rikthim në garë për trofe. Që nga ajo kohë, skuadra ka treguar formë të qëndrueshme dhe ka qenë vazhdimisht në mesin e ekipeve kryesore në vend.

Nën drejtimin e tij, “Minatorët” kanë fituar disa trofe të rëndësishëm, përfshirë titullin e kampionit në Superligën e Kosovës, si dhe trofe në Kupën e Kosovës dhe Superkupë, duke e konsoliduar Trepçën si një ndër ekipet më të forta në basketbollin kosovar.

Vazhdimi i bashkëpunimit me Beçiragiq shihet si një hap i rëndësishëm për vazhdimësinë e projektit dhe objektivat e klubit për sezonin e ri. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme