Under Header

spot_img

Ahmet Kandemir merr drejtimin e Karshijakës në Superligën turke

spot_img

Ahmet Kandemir është bërë me skuadër të re dhe është rikthyer pas 18 vitesh në klubin nga Izmiri.

Trajneri turk ka marrë drejtimin e skuadrës së madhe turke Karshijaka, e cila gjendet në krizë të thellë të rezultateve, por edhe ka pasur probleme të theksuara pas largimit të sponsorit gjeneral Pinar.

Kandemir njihet në basketbollin kosovar, pasi ka kaluar dy edicione në periudha të ndryshme te kampionia e shumëfishtë e Kosovës, Sigal Prishtina.

Karshijaka gjendet e parafundit në tabelë në elitën turke dhe Kandemir ka detyrë të vështirë për t’a shpëtuar nga rënia ekipin e madh turk.

Më poshtë se Karshijaka gjendet vetëm Buyukçekmeçe, skuadra  ku po punon si asistent trajner, kosovari Andin Rashica.

Kandemir ka drejtuar skuadra të njohura në Turqi, përfshirë Beshiktashin, Mersinin, Trabzonsporin etj. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme