Under Header

spot_img

Golden Eagle Ylli mposht Besëlidhjen, kompleton finalen e Ligës Unike

spot_img

Golden Eagle Ylli është finalisti i dytë i Ligës Unike Mbarëkombëtare shqiptare në konkurrencën e meshkujve.

Ekipi kosovar nga qyteti i Therandës ka triumfuar ndaj Besëlidhjes nga Lezha e Shqipërisë me rezultat final 63-76.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte e ngushtë (17-18, 12-16) me ekipin e Yllit që e mbylli atë në avantazh të lehtë 29-34. Derisa perioda e tretë ishte përcaktuese (13-22), sepse lezhjanët tentuan rikthimin në periodën e fundit (21-20), por që nuk ishte e mjaftueshme.

Me 30 pikë, 5 kërcime e 3 asiste, Scott Bamforth edhe sonte shkëlqeu te Golden Eagle Ylli, madje ishte i vetmi me pikë dyshifrore në ekip.

Te Besëlidhja Trey Edmonds realizoi double-double me 23 pikë e 11 kërcime.

Me këtë fitore, Golden Eagle Ylli siguron finalen e Ligës Unike, atje ku nesër takohet me ekipin tjetër kosovar KB Peja.

Një tjetër dështim i ekipeve nga Shqipëria karshi atyre nga Kosova, për të luajtur në një finale të një lige që bashkon dy shtetet e një kombi.

Ky Final Four po luhet në palestrën ”Feti Borova” në kryeqytetin shqiptar në Tiranë. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme