Under Header

spot_img

Vëllaznimi nuk zhvillon ndeshjen për vendin e tretë në Ligën Unike

spot_img

Ndeshja për vendin e tretë në Ligën Unike për meshkuj mes KB Besëlidhja dhe KB Vëllaznimi nuk do të zhvillohet, ndonëse ishte e paraparë sipas programit të garës.

Organizatorët kanë njoftuar shkurt se kjo përballje nuk do të luhet, pa dhënë arsye shtesë për anulimin e saj. Si rrjedhojë, kampionët e Shqipërisë, KB Besëlidhja, e mbyllin këtë edicion të Ligës Unike në vendin e tretë.

Mungesa e një sqarimi më të detajuar nga ana e organizatorëve lë hapësirë për pikëpyetje, sidomos në një kompeticion që synon të rrisë standardin dhe besueshmërinë e basketbollit mbarëshqiptar.

Një vendim i tillë, i komunikuar vetëm përmes një njoftimi të shkurtër, nuk përkon me pritshmëritë për transparencë dhe organizim në një garë të këtij niveli, duke lënë në hije edhe interesin sportiv të kësaj përballje. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme