Sonte hapet xhiro e 26-të e Superligës së Kosovës te meshkujt.
Përballja e parë luhet në palestrën ”Minatori” të Mitrovicës, atje ku Trepça e pret Borën.
Mitrovicasit kanë siguruar pozitën e parë dhe do ta nisin play off-in nga gjysmëfinalja, derisa Bora ende nuk e ka siguruar zyrtarisht vendin e tretë.
Ndeshja e sotme nis nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në Artmotion.



