Under Header

spot_img

Vikend me ndeshje të forta në Superligën e Kosovës

spot_img

Fundjava në Superligën e Kosovës do të jetë shumë interesante dhe me emocione të mëdha.

Kjo xhiro është përcaktuese për fatin e disa skuadra. Java e 26-të do të hapet sonte me përballjen mes Trepcës dhe Borës. Kampionët kanë siguruar vendin e tretë me 22 fitore e tri humbje, derisa prishtinasit janë në pozitën e tretë me 14 fitore e 11 humbje.

Ndeshja tepër e rëndësishme është ajo në Gjakovë ndërmjet Vëllaznimit dhe Rahoveci 029. Të dy skuadrat kanë nga tetë fitore e 17 humbje dhe ndodhen në dy pozitat e fundit. Të dy skuadrat luajnë vetëm për fitore dhe për të mbetur në pjesë e elitës.

Derbi i rivalëve të vjetër do të zhvillohet mes Pejës dhe Sigal Prishtinës. Derbi mbetet derbi edhe pse këtë edicion në ProCredit Superligë, skuadrat nuk kanë pasur rezultatet e dëshirueshme. Verdhezinjtë janë në vendin e katërt me 11 fitore e 14 humbje, kurse prishtinasit në vendin e gjashtë me nëntë fitore e 16 humbje.

Java e 26-të do të mbyllet me ndeshjen ndërmjet Bashkimit dhe Golden Eagle Yllit. Prizrenasit janë në vendin e dytë me 17 fitore e tetë humbje, derisa therandasit kanë 11 fitore e 14 humbje.

Superliga-Java 26

E shtunë

17:00 Trepça – Bora

19:30 Vëllaznimi – Rahoveci 029

E diel

17:00 Peja – Sigal Prishtina

19:30 Bashkimi – Golden Eagle Ylli

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme