Under Header

spot_img

Bardh Rexha heroik, Rahoveci fiton në Gjakovë dhe drejt mbijetesës

spot_img

Rahoveci ka arritur sonte fitore gjigante në mes të Gjakovës në rrugën e vështirë për mbijetesë.

Klubi ‘vreshtar’ triumfoi ndaj Vëllaznimit të Gjakovës me rezultat final 63-67.

Vendasit e nisën më mirë ndeshjen, duke fituar pjesën e parë (17-11, 12-13) 29-24, por mysafirët u rikthyen fuqishëm në pjesën e dytë (14-22, 20-21), për ta fituar ndeshjen krejtësisht.

Padyshim që i tërë ekipi që u inkuadrua sonte në lojë te Rahoveci kontribuoi, por Bardh Rexha me treshet e tij ishte thjesht fantastik, ku nga 6 tentime shënoi 5 treshe dhe kishte 15 pikë në total, nga 15 pikë kishin edhe Kentrell Pullian e J’von Mccorrmick, derisa Adonis Thomas shtoi 10 të tjera.

Te Vëllaznimi s’mjaftuan kurresi për fitore, Andrew Gordon me 15 pikë e Ziggy Reid e Jericole Hellems me nga 13 tjera.

Pas 26 xhirove, Rahoveci 029 ka tash 9 fitore e 17 humbje, aq sa ka edhe Prishtina, që të dy në pozitën e parafundit. Derisa Vëllaznimi gjendet i fundit me 8 fitore e 18 humbje.

Në xhiron e ardhshme, Rahoveci 029 e pret Trepçën e Vëllaznimi i shkon Prishtinës. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme