Trepça e ka vazhduar ecurinë fantastike duke e zgjeruar serinë në 18 fitore radhazi në basketbollin kosovar.
Ekipi mitrovicas sonte ka fituar ndaj Borës me rezultat 79-64, duke dominuar të gjitha periodat e ndeshjes (21-12, 19-18, 17-13, 22-21).
Sek Henry me 13 pikë, Drilon Hajrizi me 12 pikë, Kenny Hasbrouck me 11 dhe Dardan Kapiti me 10 pikë, ishin më të dalluarit në këtë fitore të Trepçës.
Te Bora Shaquan Jules kishte 20 pikë e Amin Hot shtoi 11 pikë tjera.
Pas 26 xhirove, Trepça ka siguruar pozitën e parë dhe shton fitoren e 23-të karshi vetëm 3 humbje e Bora ka 14 fitore e 12 humbje.
Në xhiron e parafundit, Trepça i shkon Rahovecit 029 e Bora e pret Golden Eagle Yllin.
/AsistiOnline.com/



