Bashkimit i ka takuar përballja e fundit e xhiros së 26-të ndaj Golden Eagle Yllit.
Prizrenasit triumfuan sonte me rezultat të thellë 95-70.
Ekipi i Bashkimit sonte e kontrolloi sfidën nga fillimi e deri në fund, duke fituar pothuajse të gjitha periodat e takimit, derisa dallimi i madh u bë në të tretën (25-19, 21-16, 32-17, 17-18) dhe fitorja erdhi me meritë.
Te Bashkimi sonte më të mirët ishin Daquon Lake me 20 pikë, Shanon Shorter me 17, Ike Nwamu me 14 dhe Lejson Zeqiri me 12 tjera.
Te Golden Eagle Ylli s’mjaftuan, Tyreek Smith me 21 pikë e Breon Pass me 15 tjera.
Pas 26 xhirove, Bashkimi ka 18 fitore e 8 humbje në vendin e dytë, derisa Golden Eagle Ylli pozicionohet i 5-ti me 11 fitore e 15 humbje.
Në xhiron e ardhshme, Bashkimi i shkon Pejës e Golden Eagle Ylli Borës.
/AsistiOnline.com/



