Drejtuesit e Golden Eagle Yllit kanë kryer një punë të madhe edhe për edicionin e ri në basketbollin kosovar.
Siç ka mësuar AsistiOnline.com, drejtuesit e klubit kanë arritur ta bindin super yllin e skuadrës Scott Bamforth ta rinovojë kontratën edhe për një sezon tjetër, madje ajo është nënshkruar zyrtarisht.
Bamforth po shkëlqen me klubin nga Theranda në aspektin personal, por edhe klubit para pak ditëve i sjelli trofeun e parë sezonal duke fituar Ligën Unike.
Golden Eagle Ylli sivjet po synon të rikthejë titullin e kampionit në një edicion me konkurrencë të fortë sidomos nga Trepça e Bashkimi.
/AsistiOnline.com/



