Shibeniku e ka arritur tjetër fitore të rëndësishme në elitën kroate, që pas marrjes së drejtimit nga tekniku Jerenimo Sarin.
Shibeniku dje ka mposhtur Kvarnerin e Ante Nazorit dhe Lovre Bashiçit me rezultat 89-81, duke mbajtur gjallë shpresat për mbijetesë në elitën kroate.
Për Shibenikun dje u paraqit edhe ish lojtari i Golden Eagle Yllit Antwan Scott për 24 minuta lojë dhe kishte 9 pikë (3/6 për treshe), 3 asiste e 2 kërcime.
Që nga ardhja e ish trajnerit të Yllit, Vëllaznimit, Prishtinës e Bashkimit, Jerenimo Sarin, Shibeniku ka arritur tri fitore tepër të rëndësishme që e mbajnë gjallë shpresën e tyre.
Shibeniku me 5 fitore aktualisht, po e kërkon minimum play out-in dhe tash ka vetëm 1 fitore më pak sesa Cedevita Juniori që gjendet në play out (6 fitore), derisa për ti shmangur të dyja Shibeniku duhet ta zë me fitore Dinamo Zagrebin dhe Alkarin që kanë nga 10 fitore. /AsistiOnline.com/



