Under Header

spot_img

Dy xhiro para fundit, vetëm dy skuadra nuk ndërruan trajnerët

spot_img

Dy xhiro para përfundimit të sezonit të rregullt në Superligën e Kosovës, një statistikë interesante bie në sy: Vetëm dy ekipet e para në tabelë kanë ruajtur stabilitetin në shtabin teknik gjatë gjithë sezonit.

Bëhet fjalë për Trepçën dhe Bashkimin, të cilat nuk kanë bërë asnjë ndryshim trajneri dhe aktualisht mbajnë vendin e parë dhe të dytë në renditje, duke siguruar edhe avantazhin e nisjes së “play-off”-it nga gjysmëfinalja.

Në anën tjetër, pjesa tjetër e ekipeve ka kaluar nëpër një sezon të paqëndrueshëm sa i përket shtabit teknik:

  • Bora ka ndërruar 2 trajnerë (Lubomir Minchev e Zoran Kascelan).
  • Peja ka ndërruar 3 trajnerë (Greg Gibson, Damir Milaçiq e Michalis Kakiouzis).
  • Golden Eagle Ylli ka ndërruar plot 4 trajnerë (Fotis Takianos, Endrit Elshani, Jerenimo Sarin e Paco Olmos).
  • Prishtina ka ndërruar 2 trajnerë (Michalis Kakiouzis).
  • Rahoveci 029 ka ndërruar 2 trajnerë (Bujar Loci, Goran Samardziev).
  • Vëllaznimi ka ndërruar 4 trajnerë (Jerenimo Sarin, Rajko Krivokapiç, Gyltekin Selimi e Dorant Hana).

Këto lëvizje të shumta tregojnë për një sezon me shumë luhatje për shumicën e skuadrave, të cilat kanë kërkuar ndryshime për të gjetur formën e duhur.

Në kontrast, stabiliteti i treguar nga Trepça dhe Bashkimi duket se ka reflektuar drejtpërdrejt edhe në rezultatet e tyre në parket, duke i pozicionuar në krye të tabelës në prag të fazës më vendimtare të kampionatit. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme