Under Header

spot_img

Peja ndahet me trajnerin Damir Milaçiq

spot_img

KB Peja ka njoftuar zyrtarisht për përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Damir Milaçiq. Sipas klubit, ndarja ka ardhur me marrëveshje të dyanshme mes palëve.

Në njoftim, klubi pejan ka falënderuar Milaçiqin për kontributin e dhënë gjatë kohës sa ishte në krye të skuadrës, duke i uruar suksese në vazhdim të karrierës së tij.

Peja ka bërë të ditur gjithashtu se shumë shpejt do të prezantojë emrin e trajnerit të ri, i cili do të marrë drejtimin e ekipit në vazhdim të sezonit.

Duket se disfata e djeshme e Pejës nga Prishtina, ka bërë që ky bashkëpunim të përfundojë. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme