Under Header

spot_img

S’ka zgjerim të ligës, s’ka pasur as biseda thotë Dushku

spot_img

Zërat për një zgjerim të mundshëm të Superligës së Kosovës në basketboll janë hedhur poshtë nga Federata e Basketbollit të Kosovës.

Sekretarja e përgjithshme, Elvira Dushku në një prononcim të shkurtër për AsistiOnline.com ka bërë të qartë se aktualisht nuk ekziston asnjë diskutim apo interesim për ndryshimin e formatit të garës.

Për momentin nuk ka asnjë bisedë dhe asnjë interesim nga Bordi i Federatës për zgjerim të Superligës dhe besoj se kështu do të qëndrojë, pra me 8 skuadra”, tha Dushku.

Këto deklarime vijnë në një periudhë kur, si zakonisht në fund të çdo sezoni, në opinionin sportiv dhe në rrjete sociale fillojnë të qarkullojnë spekulime të ndryshme lidhur me formatin e ligës, rënien nga kategoria apo rritjen e numrit të ekipeve. Shpesh, këto zëra përhapen pa ndonjë bazë konkrete, duke krijuar paqartësi te klubet dhe opinioni i gjerë.

Megjithatë, sipas qëndrimit aktual të FBK-së, nuk priten ndryshime dhe Superliga do të vazhdojë të funksionojë me formatin ekzistues prej 8 skuadrash. Ky sqarim zyrtar i jep fund, të paktën për momentin, diskutimeve që kishin filluar të marrin hov në komunitetin e basketbollit kosovar. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme