Ish basketbollisti i Sigal Prishtinës pas largimit nga Sigal Prishtina, është bërë me skuadër të re.
Lojtari ka nënshkruar në Superligën e Francës me Saint Quentin.
Ekipi i Clarences gjendet në rrezik aktual për të rënë nga elita, pasi gjendet në zonën e rënies me 5 fitore e 19 humbje, 2 fitore më pak sesa vendi që shmang rënien.
Kanë mbetur edhe 5 xhiro deri te përfundimi i sezonit atje dhe me Clarencen, ekipi francez synon mbijetesën. /AsistiOnline.com/



