Sonte nis xhiro e parafundit e Superligës së Kosovës te meshkujt.
Përballja e parë e xhiros dhe e vetme për sot luhet në Prishtinë në mes të Borës dhe Golden Eagle Yllit.
Golden Eagle Ylli dhe Peja kanë pikë të njëjta, por synojnë vendin e katërt që i siguron epërsinë e terrenit vendas në çerekfinale.
Bora ka siguruar vendin e tretë dhe prishtinasit kanë 14 fitore e 12 humbje, kurse therandasit 11 fitore e 15 humbje.
Ndeshja nis nga ora 19:30 dhe transmetohet direkt në Artmotion.



