Under Header

spot_img

Çairi mposht kampionin dhe liderin e RMV-së, shkëlqen me performancë të lartë Meti Thaçi

spot_img

Çairi ka arritur edhe një fitore të madhe në Superligën e Maqedonisë së Veriut.

Skuadra e vetme shqiptare atje triumfoi ndaj hiç më pak sesa kampionit dhe liderit aktual të këtij shteti MZT Skopjes me rezultat 76-68.

22 vjeçari Meti Thaçi ishte fantastik te skuadra shqiptare, duke qenë afër shifrave magjike triple-double me 18 pikë, 12 asiste e 7 kërcime, por edhe 3 vjedhje topash.

Çairi me këtë fitore ka 11 të tilla karshi 11 humbjeve dhe përkundër një gjysmësezoni të dytë grandioz, duket se nuk do ta zë play off-in. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme