Sonte nis xhiro e 28-të e Superligës së Kosovës te meshkujt dhe njëherazit e fundit për sezonin e rregullt.
Trepça e pret në ”Minatori” rivalin e vjetër Prishtinën.
Ekipi mitrovicas e ka siguruar vendin e parë, derisa Prishtina po kalon nëpër shumë probleme dhe mezi e siguroi mbijetesën e sonte paraqitet me shumë telashe për shkak të problemeve financiare.
Ndeshja nis nga ora 18:45 dhe transmetohet direkt në Artmotion.



