Bashkimi e ka mbyllur me fitore të thellë stinorin e rregullt në Superligën e Kosovës.
Prizrenasit triumfuan ndaj Borës nga kryeqyteti me rezultat final 96-70.
Pjesa e parë (20-19, 25-24) ishte shumë e ngushtë dhe u mbyll me vetëm dy pikë diferencë (45-43). Derisa dallimi u bë në pjesën e dytë.
Vendasit fituan thellë periodën e tretë (29-11), duke e vulosur ndeshjen faktikisht aty. Në çerekun e fundit (22-16), Bashkimi e kontrolloi tempon dhe vulosi fitoren.
Jalen Riley edhe sonte ishte më i miri te Bashkimi me 22 pikë, derisa Kyan Anderson shtoi 17 tjera.
Te Bora, Shaquan Jules kishte 19 pikë.
Bashkimi e mbyll sezonin e rregullt në pozitën e dytë me 20 fitore e 8 humbje, derisa Bora e mbyll e treta me 14 fitore e 14 humbje.
Në play off Bashkimi e nis nga gjysmëfinalja dhe mund të takohet pikërisht me Borën, nëse këta të fundit e kalojnë Prishtinën në çerekfinale. /AsistiOnline.com/



