Sot zhvillohet ndeshja e fundit në basketbollin kosovar për stinorin e rregullt 2025/26.
Bashkimi e pret Borën në palestrën ”Sezai Surroi” në Prizren.
Në fakt, fakti për këto dy skuadra tashmë është përcaktuar, pasi Bashkimi e ka mbyllur sezonin e rregullt i dyti dhe do e nis play off-in nga gjysmëfinalja.
Derisa Bora që do e mbyll si e treta, do e nis në çerekfinale me përparësi terreni dhe do ta presë Prishtinën në çerekfinale.
Ndeshja nis nga ora 18:45 dhe transmetohet direkt në Artmotion.



