Under Header

spot_img

Dje kreu punë me Rahovecin, sot McCormick transferohet te skuadra e fuqishme izraelite

spot_img

Javon McCormick dje kreu punë te skuadra kosovare e Rahovecit, duke siguruar mbijetesën pas një lufte të pashoq pas vazhdimeve ndaj Golden Eagle Yllit.

Vetëm disa orë pas asaj ndeshje jetike, tashmë ish basketbollist i Rahovecit 029 Javon McCormick, është bërë me skuadër të re.

Lojtari është transferuar te skuadra e njohur izraelite Hapoel Holon, duke bërë një hap gjigant në karrierën e tij.

Hapoel Holon përveç traditës në elitën e basketbollit izraelit, luan rregullit edhe në gara evropiane.

Javon McCormick te Rahoveci ishte protagonist kryesor në disa prej ndeshjeve jetike të klubit ‘vreshtar’ për mbijetesë. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme