Under Header

spot_img

Mos sqarimi i duhur dhe me kohë nga FBK krijoj huti dhe dilema

spot_img

Sikurse para dy edicioneve kur opinioni u nda dysh lidhur me përcaktimin e epërsisë së terrenit vendas në Play Off, kur skuadrat thirreshin në rregullën e vjetër se, në rast se ekipi i renditur si i katërti e mposht të parin në gjysmëfinale atëherë skuadrës së katërt i transferohet epërsia e fushës vendase, që më pas u qartësua nga FBK duke e përpiluar nenin 11.1.5 të Propozicioneve të Garave (PG) ku u saktësua se “epërsinë e terrenit vendës e ka ekipi më lartë i plasuar në edicionin e rregullt” ashtu edhe sivjet ka pas shumë huti, mjegull dhe dilema se kush shkon në Play Off, kush mbetet në Superligë dhe kush largohet nëse tri skuadrat e fundit mbeten me pikë të njëjta, në ktë rast: Sigal Prishtina, Vëllaznimi dhe Rahoveci

Pas qindra mesazheve në adresën tonë, për të qartësuar këtë situatë, AsistiOnline ka konsultuar Propozicionet e garave dhe ka kërkuar sqarime shtesë, të qarta dhe të sakta nga Komesari i FBK-së.

Skenari më i koklavitur i cili që edhe ndodhi, ishte ai që Prishtina të pësoi nga Trepça kurse Vëllaznimi dhe Rahoveci të fitojnë, me që rast të tri skuadrat do të kishin numër identik të pikëve.

Në sqarimin e dhënë për AsistiOnline është thënë se në këtë situatë , aplikohet neni 47.1.4 i cili thotë (po e citojmë)
“47.1.4.Nëse më shumë se dy ekipe kanë tubuar numër të njëjtë të pikëve, renditja përcaktohet vetëm në bazë kosh-diferencës të pikëve të shënuara ndeshjet në mes tyre; “

Pra, bazuar në këtë dhe sqarimet e dhëna, në këtë rast tri ekipet do të krijonin një grup prej tri skuadrave ku do të shikohej koshaverazhi i tyre total nga 8 ndeshjet e tyre të ndërsjella.
Në bazë të këtij shpjegimi AsistiOnline ka publikuar sikurse vijon
• Vëllaznimi ka koshaverazh më të mirë se Sigal Prishtina , plus 8
• Prishtina ka koshaverazh më të mirë se Rahoveci , plus 18 kurse
• Rahoveci ka koshdallim më të mirë se Vëllaznimi për 1 pikë.
Sipas këtij shpjegimi që i është dhënë AsistiOnline paraprakisht,
• Prishtina dilte e gjashta me koshaverazh total prej plus 10 ( sepse ka plus 18 me Rahovecin dhe minus 8 me Vëllaznimin, që është total dhjetë)
• Vëllaznimi dilte i shtati me koshaverazh plus 7 (minus 1 me Rahovecin dhe plus 8 me Prishtinën) kurse
• Rahoveci përfundonte i teti me koshaverazh minus 17 ( plus 1 me vëllaznimin dhe minus 18 me Prishtinën)

Me këtë skenar Prishtina shkonte në play off , Vëllaznimi mbijetonte si i shtati dhe Rahoveci binte nga Superliga

Mirëpo, vetëm 24 orë para se të zhvilloheshin ndeshjet vendimtare:
Trepça – Sigal Prishtina, Vëllaznimi – Peja dhe Golden Eagle Ylli – Rahoveci, organet e FBK-së, gjegjësisht Komisioni i garave është tubuar dhe ka dal me sqarim shtesë ku thuhej se “fillimisht shikohet suksesi i ndërsjellë në raport me fitore/humbje e më pas, nëse skuadrat kanë raport identik të fitoreve dhe humbjeve, që do të thotë secila të ketë nga 4 fitore e 4 humbje në raport me njëra tjetrën atëherë do të shikohej koshaverazhi.
Sipas këtij skenari,
• Sigal Prishtina kishte 5 fitore e 3 humbje pasi me Rahovecin kishte raport 3:1 dhe me Vëllaznimin 2:2
• Rahoveci kishte 4 fitore e 4 humbje pasi me Vëllaznimin kishte raport 3:1 dhe me Prishtinën 1:3, kurse
• Vëllaznimi kishte 3 fitore e 5 humbje pasi me Prishtinën kishte raport 2:2 dhe me Rahovecin 1:3
Me këtë skenar Prishtina shkon në Play Off , Rahoveci mbijeton si i shtati dhe Vëllaznimi bien nga Superliga.

Ky është sqarimi të cilin FBK ia kishte dhënë klubeve një natë para zhvillimit të ndeshjeve dhe e gjithë kjo situatë e krijuar në më pak se 24 orë para ndeshjeve vendimtare ka shkaktuar huti dhe paqartësi.

Në mënyrë që kjo situatë të mos ndodh në të ardhmen, FBK duhet të qartësoj këtë situatë dhe të dhe specifikoj fjalë për fjalë, për të mos lënë hapësirë për dilema sikurse ndodhi sivjet.

Një tjetër, lëshim ishte mos publikimi i vendimit se: sivjet nuk do të ketë Play Out ndërmjet të vendit të 7 të Superligës dhe vendit të 2 të Ligës së Parë, sikurse ishte në edicionet e kaluara.
Ky vendim ishte marr nga ana e FBK rishtas por nuk ishte bërë publik.
Kjo po ashtu kishte krijuar huti te skuadra e cila e zë pozitën e dytë në Ligën e Parë, në rastin konkret NewBasketi.

Përfundimisht, Trepça si e para kaloi në gjysmëfinale dhe pret fituesin e çerekfinales Golden Eagle Ylli – Peja kurse Bashkimi i cili si i dyti gjithashtu shkoi direkt në gjysmëfinale, pret fituesin e çerekfinales Bora – Sigal Prishtina.
Çerekfinalet luhen me dy ndeshje të fituara (max 3 ndeshje), gjysmëfinalet me tri ndeshje të fituara (max 5 ndeshje) dhe kampioni në finale caktohet me katër fitore (max 7 ndeshje)

Duelet e para çerekfinale zhvillohen, të shtunën nga ora 19:30 Golden Eagle Ylli – Peja në Therandë dhe të dielën nga ora 19:30 Bora – Sigal Prishtina në palestrën 1 Tetori në Prishtinë.

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme