Kuqezinjtë fituan 88:82 (26:18, 16:18, 26:17, 20:29) në një super ndeshje në Gjakovë, por nuk arritën qëllimin, pasi mbeten në vendin e tetë të ProCredit Superligës.
Ndeshja ka qenë kryesisht e kontrolluar nga vendasit, edhe pse mysafirët u rikthyen në fund, por kuqezinjtë fituan 88:82, në ndeshjen e fundit për këtë edicion.
Jericole Hellems kishte 22 pikë, tetë kërcime e tetë asistime për vendasit, ndërsa Cesare Edëards kishte 26 pikë e shtatë kërcime.
Vëllaznimi përfundoi garat e rregullta në pozitën e tetë me dhjetë fitore e 18 humbje, ndërsa Peja e pesta me 11 fitore e 17 humbje, ku në çerekfinale do të përballet me Golden Eagle Yllin.



