Proton Cable Prizreni iu është afruar finales së Ligës së Parë.
Ekipi prizrenas fitoi në gjysmëfinalen e parë ndaj Istogut me rezultat të thellë 108-77.
Hajriz Hazeri me 27 pikë, ishte lojtari kryesor te prizrenasit, derisa te Istogu Dardan Maxharraj kishte 22 pikë.
Ekipi që arrin dy fitore, luan në finalen e madhe dhe takohet me fituesin e duelit New Basket – Drita. /AsistiOnline.com/



