Klubi i Rahovecit 029 ka dalë me një reagim zyrtar pas ankesës së Vëllaznimit lidhur me rangimin final të ekipeve në tabelë në sezonin e rregullt të Superligës së Kosovës.
Përmes këtij reagimi, siç thekson klubi ‘vreshtar’, e ka ndjerë të nevojshme të sqarojë opinionin publik dhe tifozët lidhur me situatën e krijuar.
Në komunikatën e tyre, Rahoveci 029 thekson se vendimet e Federatës së Basketbollit të Kosovës janë të bazuara në rregullore dhe si të tilla duhet të respektohen nga të gjithë. Sipas klubit, federata ka vepruar në përputhje të plotë me rregullat në fuqi, të cilat kanë qenë të njohura për të gjitha klubet që në fillim të sezonit.
Sa i përket vetë klubit, Rahoveci 029 shprehet i prerë se është plotësisht i pastër dhe se çdo sukses i arritur është rezultat i punës, sakrificës dhe angazhimit maksimal në parket, pa asnjë shkelje apo favorizim.
Klubi gjithashtu vlerëson se përpjekjet për të krijuar dyshime apo për të ulur vlerën e arritjeve të tyre janë të pabazuara dhe nuk ndryshojnë realitetin në terren.
Në fund, Rahoveci 029 thekson se do të vazhdojë rrugën e tij me krenari, duke falënderuar të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë në çdo moment.
Ndjejmë obligim të sqarojmë opinionin publik dhe tifozët tanë.
Së pari, theksojmë qartë se vendimet e FBK-së janë të bazuara në rregullore dhe duhet të respektohen nga të gjithë. Federata ka vepruar në përputhje të plotë me rregullat në fuqi, të cilat kanë qenë të njohura për të gjitha klubet që në fillim të sezonit.
Sa i përket klubit tonë, duam të jemi shumë të qartë: ne jemi plotësisht të pastër. Çdo arritje e jona është rezultat i punës, sakrificës dhe angazhimit maksimal në fushë, pa asnjë shkelje dhe pa asnjë favor.
Përpjekjet për të krijuar dyshime apo për të ulur vlerën e asaj që kemi arritur janë të pabazuara dhe nuk ndryshojnë realitetin.
Ne do të vazhdojmë rrugën tonë me krenari, si gjithmonë…
Faleminderit të gjithë atyre që na kanë qëndruar pranë në çdo moment!
Faleminderit Rahovec 🤍💙
Kjo komunikatë e Rahovecit, vjen pas ankesës së drejtuar nga KB Vëllaznimi drejtuar FBK-së dhe organeve të saj, ditën e sotme lidhur me dyshimet e tyre se nuk u vendos drejt në rangimin final të sezonit të rregullt në Superligën e Kosovës.



