Një histori tejet e gjatë e përballjeve mes Golden Eagle Yllit dhe Pejës na ka përcjellur në këto pesë vite të fundit.
E nisim me finalen e vitit 2021, atëherë kur ekipi i Golden Eagle Yllit e mposhti Pejën në finale të Superligës së Kosovës me bilanc të pastërt prej 0-3 (1-0) dhe u shpall kampion i Kosovës për herë të parë në histori të klubit.
Dy vite më vonë (2022/23), këto dy ekipe u ndeshën në gjysmëfinale të play off-it të Superligës së Kosovës, atje ku e fitoi serinë ekipi pejan 3-1 (1-1).
Menjëherë në vitin vijues 2023/24, Peja dhe Golden Eagle Ylli u takuan përsëri në gjysmëfinale të play off-it të Superligës së Kosovës e ku triumfuan therandasit 2-3 (2-1).
Në sezonin e kaluar 2024/25, përsëri kishim një përballje play off-i mes këtyre dy ekipeve por tash në çerekfinale e ku festoi në fund Peja 1-2 në seri (2-2).
Në këto pesë vite të fundit, Golden Eagle Ylli dhe Peja, janë takuar tri herë edhe në finale të Ligës Unike, ku dy prej tyre i ka fituar ekipi therandas (2020/21 dhe 2025/26), derisa një finale e kanë fituar pejanët (2021/22). /AsistiOnline.com/



