Under Header

spot_img

PSE U KRIJUA HUTIA? NDOSHTA NGA E KEQJA DEL E MIRA?

AsistiOnline propozon rrugëdaljen nga situata e krijuar

spot_img

Nenet e pa saktësuara si duhet, mos akordimi i organeve të FBK-së (Komesari dhe Komisioni i Garave) dhe njëherësh edhe pakujdesia e klubeve në fillim të kampionatit me rastin e miratimit të Propozicioneve të Garave që kanë nene dhe paragrafë të cilat lënë hapësirë për amulli, keqinterpretim dhe huti, kanë krijuar tollovi të panevojshme në fund të edicionit të rregullt.
Sado që kjo situatë tentohet të tejkalohet heshtazi, ky është një lëshim i madh

Për shkak se në adresën e AsistiOnline vazhdimisht janë duke ardhur pyetje dhe ankesa, në mënyrë kronologjike po ua qartësojmë rrjedhën e ngjarjeve dhe situatën lidhur me nenet të cilat i ka marr për bazë FBK në rast se, tri apo më shumë skuadra kanë pike të barabarta në fund.

Menjëherë pas përfundimit të xhiros 27 (parafundit) duke e parë mundësinë reale për një situatë ku tri skuadra mund t’i kenë pikët e njëjta, AsistiOnline e ka shikuar se çka thotë rregullorja gjegjësisht komplet neni 47 me gjitha paragrafët dhe cilat do te ishin përfundimet e mundshme sipas skenarëve te ndryshme te rezultateve te ndeshjeve te xhiros 28.

Me qëllim që publikut t’i sqarohen gjitha skenarët e mundshëm, AsistiOnline i ka lexuar me kujdes te veçantë dhe ka vërejtur se, paragrafët 47.1.4 dhe 47.1.5 lënë hapësirë për dilema, lajthitje dhe keqinterpretime prandaj ka konsultuar Komesarin e FBK-se lidhur me “kriterin i cili do te përdorët nga FBK në rast se tri skuadrat në fnud do të kenë pikë identike: a do të shikohet raporti i ndeshjeve të fituara/humbura apo koshaverazhi.”

Komesari i FBK-së e ka konfirmuar për AsistiOnline se do të zbatohen propozicionet që janë në fuqi ku, në rast të pikëve të njëjta, krijohet një mini-grup ku shikohet vetëm koshaverazhi, ashtu si është e specifikuar në nenin 47.1.4. te Propozicioneve te Garave(PG).
“47.1.4.Nëse më shumë se dy ekipe kanë tubuar numër të njëjtë të pikëve, renditja përcaktohet vetëm në bazë kosh-diferencës të pikëve të shënuara ndeshjet në mes tyre; “

Bazuar në këtë, AsistiOnline ka publikuar video-sqarimin me qëllim që të informoj opinionin për skenarët e mundshëm, në prag të xhiros së fundit, gjithnjë bazuar në konfirmimin zyrtar të FBK. Ky sqarim në AsistiOnline është publikuar tri ditë para ndeshjeve.

Komesari i FBK-së, Komisioni i Garave apo kushdo nga ky institucion nuk ka reaguar për të na tërhequr vërejtjen se ajo që është publikuar (dhe konfirmuar nga komesari i FBK-se) nuk është e sakte. Kështu ishte deri të martën

Ndërkohë, të martën mbrëma është grumbulluar Komisioni i Garave i cili e ka diskutuar këtë situate dhe ka marr vendimin se renditja përfundimtare do të caktohet bazuar në raportin e suksesit, ndeshjeve të fituara/humbura dhe jo kosh-averazhit, sikurse është e precizuar në nenin 47.1.4. dhe si i është transmetuar AsistiOnline-it por edhe KB Vëllaznimit.

Ne si AsistiOnline apo kush do tjetër, nuk mund të thirremi në propozicionet e garave te FIBA-s apo vendeve tjera sepse është në diskrecion të FBK që të caktoj rregullat dhe Propozicionet e Garave për edicionin përkatës (në ktë rast 2025/26) dhe PASTAJ klubet i japin mendimet/vërejtjet para se ato të miratohen nga Bordi Ekzekutiv dhe hyn në zbatim.

Këtu një pjesë të madhe të fajit e kanë edhe vet klubeve të cilat, rrallë e hiç i shikojnë me vëmendje këto PG dhe po thuajse nuk japin vërejtje.

Reagimet vijnë vetëm atëherë kur po ndodhin situata sikurse kjo qe ndodhi, apo edhe rasti kur parvjet, e kishim paqartësinë e përparësisë së fushës vendase në Play Off.

Sikurse e thamë, pas publikimit të informacionit të parë se si do të caktohet renditja finale (bazuar në koshaverazh), AsistiOnline ka reaguar menjëherë dhe duke informuar opinionin me ndryshimin dhe vendimin e Komisionit të Garave (KG), 24 orë para se të zhvilloheshin ndeshjet vendimtare të xhiros së fundit e cila doli të jetë dramatike dhe e pa-parë deri tash.

Duhet theksuar se në opinion, nga dyja taborët, ka pasur tendenca me kërkua kusur nga AsistiOnline apo Agon Fehmiu si autor i video-publikimit të lajmit mbi kriterin i cili do të zbatohej.

AsistiOnline si mediumi i vetëm ekskluziv për basketboll në shqiptari, ka qenë në nivel të detyrës duke informuar shpejtë, saktë dhe bazuar në informacione zyrtare dhe të konfirmuara nga vet organet e FBK-së, në rastin e parë të Komesarit të FBK-së (zbatimi i kriterit të koshaverazhit) dhe pas tij, gjithashtu në mënyrë të shpejtë është publikuar vendimi i Komisionit të Garave që të zbatoje kriterin e suksesit të fitoreve/humbjeve.

Ne e kuptojmë shqetësimin, ankesat dhe reagimin e tifozëve të dyja klubeve andaj krejt në fund, kur e shikojmë gjithë këtë situatë të krijuar, vijmë në përfundim se:

1. Sukseset e arritura në parket janë më meritoret.
Sivjet KB Rahoveci 029 ka qenë skuadra me buxhetin më të vogël në Superligë dhe ka bërë mrekulli duke luftua me nder dhe në mënyrë sportive. Rahoveci sivjet ia ka dhënë hakun elitës së basketbollit kosovar dhe kur e shikojmë se si kanë luftuar deri në fund, kur në xhirot vendimtare mposhtën rivalët direkt, Sigal Prishtinën e Vëllaznimin dhe atë si mysafir në Prishtinë e Gjakovë, Rahoveci e ka merituar absolutisht që të mbetet pjesë e Superligës.
Tek e fundit, sivjet e ka mposhtur Vëllaznimin tre herë në përballje direkte dhe për këtë duhet dhënë dorën Rahovecianëve.

2. Nga ana tjetër edhe ankesa e KB Vëllaznimit është e bazuar në Propozicione të Garave.
Për më tepër, zyrtarët e KB Vëllanzimit kanë bërë të ditur se, paraprakisht edhe atyre iu është transmetuar nga ana e Komesarit të Garave se do të zbatohej neni 47.1.4 ndërkohë, një ditë para garave është marr vendimi nga Komisioni i Garave për zbatimin e kriterit të raportit Fitore/Humbje dhe këto ndryshime kanë krijuar një situatë të koklavitur: ankesën e KB Vëllaznimit për njoftim të ndryshimit të kriterit 24 orë para zhvillimit të ndeshjeve vendimtare.

Pra, aktualisht kemi ankesën e Vëllaznimit dhe nga ana tjetër, reagimin e KB Rahovecit i cili me mund dhe luftë të madhe deri në fund, ka arritur të siguroj mbijetesën sipas kriterit të vendosur nga Komisioni i Garave.

Kështu, është krijuar situata “hyp se t’vrava zhdryp se t’mbyta” ku te dyja palet, Rahoveci 029 dhe Vëllaznimi kanë pretendime legjitime si pasoj e mos-precizimit të neneve të PG në fillim të edicionit, ashtu si duhet: thjeshtë, qartë, shkurt e shqip.

Në gjithë këtë situatë, duke e marr parasysh interesimin për basketboll, duke i vlerësuar lart përpjekjet dhe angazhimin e dyja skuadrave, Rahovecit dhe Vëllaznimit i cili në tri edicionet e fundit i ka sjell bukuri dhe hijeshi Superligës, AsistiOnline publikisht propozon që “në edicionin 2026/27 FBK ta provoj (testoj) rikthimin e Superliges me 10 skuadra, sikurse ka qene në fillim menjëherë pas luftës.”

Me këtë vendim, 8 ekipeve aktuale do t’ju bashkoheshin edhe dy ekipet finaliste të Play Offit të Ligës së Parë, fituesit e gjysmëfinaleve
Proton Cable Prizreni–Istogu dhe New Basket–Drita

Besojmë se kjo do të ishte zgjidhja më e mirë

Krejt në fund, AsistiOnline i bënë thirrje FBK-së dhe organeve të saja, së bashku me klubet, që të jenë më syçelë në të ardhmen, t’i analizojnë me kujdes Propozicionet e Garave, Rregulloret dhe gjitha dokumentet zyrtare, duke i hequr gjitha ato nene /paragrafë që lënë hapësirë për keqinterpretim, dilema dhe huti.
Kështu në të ardhmen do t’i shmangemi këtyre situatave të cilat janë shumë banale dhe absurde.

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme