Sonte luhet përballja e parë e serisë çerekfinale mes dy ekipeve nga kryeqyteti, Borës dhe Prishtinës.
Historiku i rivalitetit lokal mes këtyre dy ekipeve ka filluar në vitin 2024, atëherë kur Bora siguroi plasmanin historik për në Superligën e Kosovës.
Që nga atëherë këto dy ekipe janë takuar 8 herë deri tani.
5 përballje i ka fituar Prishtina, gjersa 3 të tjera i ka fituar Bora.
Në duelet direkte në edicionin e sivjetm, Bora ka fituar dy herë e Prishtina dy herë.
Në këtë seri ekipi i Borës ka avantazhin e terrenit vendas, për faktin se ka mbyllur garat e rregullta në pozitën e tretë, gjersa Prishtina i ka mbyllur si e gjashta.
Ndeshja nis nga ora 19:30 dhe transmetohet direkt në Artmotion. /AsistiOnline.com/



