Trajneri kosovar Fabian Gjuka e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e tij në basketbollin evropian.
Gjuka me skuadrën e Larnaka Gençler Birliği në Qipron turke, ka triumfuar në finale ndaj Koop Spor me rezultat të thellë 86-64.
Skuadra e Larnaka Gençler është kampione aktuale e këtij shteti dhe po synon mbrojtjen e titullit të kampionit.
Gjuka është larg trajneri më i trofeshëm në basketbollin kosovar femëror me suksese të shumta sidomos me Penzën e Pejës. /AsistiOnline.com/




